Anglia miraton dozën përforcuese për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç

schedule11:19 - 17 Janar, 2022

schedule 11:19 - 17 Janar, 2022

Anglia ka miratuar dozën përforcuese të vaksinës anti-Covid për fëmijët e moshës 12-15 vjeç, të cilët janë më të rrezikuar. Duke filluar nga e hëna fëmijët më të rrezikuar dhe ata me sistem të dobët imunitar do të mund të marrin dozën përforcuese pas dy dozave kryesore.

Gjithashtu edhe adoleshentët e moshës 16-17 vjeç do të mund të marrin dozën përforcuese.

Anglia ka regjistruar 15,217,280 raste dhe 151,987 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!