Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace vlerësoi sot se presidenti rus, Vladimir Putin, po luan me zjarrin pas sulmit të forcave ruse në centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore dhe i kërkoi atij të ndalonte shenjëstrimin e objekteve të tilla.
“Ne i bëjmë thirrje presidentit rus në termat më të fortë të mundshëm që të ndalojë plotësisht sulmet ndaj objekteve si ky, pasi është jashtëzakonisht i rrezikshëm,” tha Wallace gjatë një konference për shtyp në Kopenhagë.
KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë
“Lufta nuk është e rrezikshme vetëm për Ukrainën dhe Rusinë, është e rrezikshme për Evropën, ai po luan me zjarrin. Veprimet e tij shkojnë përtej çdo logjike ,” tha sekretari i mbrojtjes në Angli./abcnews.al/


