Anglia i përgjigjet thirrjes së Zelensky: Do mbështesim britanikët që duan të luftojnë për Ukrainën

schedule11:57 - 27 Shkurt, 2022

schedule 11:57 - 27 Shkurt, 2022

Mbretëria e Bashkuar i është përgjigjur thirrjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

Zyrtarët britanikë kanë deklaruar se nëse qytetarët e Anglisë zgjedhin individualisht të shkojnë në Ukrainë për t’u bashkuar me luftën, ata do t’i mbështeste “nëse kjo është ajo që ata duan të bëjnë”, shkruan BBC.

Më parë, Britania e Madhe ka ndjekur penalisht njerëzit që udhëtonin në Lindjen e Mesme për të luftuar për ose kundër IS.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!