Anglia gati të ndihmojë me ushtri vendin që mirëpret refugjatë nga Ukraina

schedule16:26 - 8 Mars, 2022

schedule 16:26 - 8 Mars, 2022

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të rrisë mbështetjen e saj ushtarake për Poloninë nëse është e nevojshme. The Guardian shkruan se Johnson tha se se Mbretëria e

Lexo edhe: Burri që i është bërë barrë PD-së, peliçet e Gridës dhe dosja e Joridës

Bashkuar qëndron në solidaritet me Poloninë dhe e falënderoi vendin për mikpritjen e popullit polak ndaj popullit ukrainas “në një kohë kaq të tmerrshme”.

Ukrainasit po vuajnë për shkak të veprimeve barbare të Presidentit Putin dhe perëndimi duhet të vazhdojë të vendosë sanksione.

Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që ndihma mbrojtëse të arrijë në Ukrainë. Kryeministri theksoi se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të rrisë mbështetjen e saj ushtarake për Poloninë, nëse vendi kërkon ndihmë, tha zëdhënësi i Johnson./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!