Anglia fiton me “poker”, mbetet e para e grupit (VIDEO)

schedule21:28 - 5 Shtator, 2021

schedule 21:28 - 5 Shtator, 2021

Anglia ka marrë pikët e plota në ndeshjen ndaj Andorrës, duke fituar 4-0.

Ishte Jesse Lingard që ndryshoi shifrat pas një asistimi të Bukayo Saka  shënoi në minutën e 18-të.

Në pjesën e dytë anglezët shënuan edhe tre gola të tjerë.

Në minutën e 72-të, Harry Kane dyfishoi epërsinë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë, ndërsa, pas gjashtë minutave, në skenë doli sërish Lingard që realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Anglinë.

Pas disa minutave, ylli i United asistoi për Bukayo Saka që vulosi fitoren e Anglisë.

Anglia mbetet ende e pamposhtur, me 15 pikë të tubuara nga pesë ndeshje, ndërsa Andorra renditet e pesta me 3  pikë. /abcnews.al/