Anglia do të përballet me masa lokale pasi të përfundojë mbyllja kombëtare me 2 dhjetor

schedule08:29 - 23 Nëntor, 2020

schedule 08:29 - 23 Nëntor, 2020

Zyrtarë të Downing Street kanë deklaruar se Anglia do të përballet me masa shtrënguese lokale ne përfundim te mbylljes se dytë kombëtare të përfundojë me 2 Dhjetor.

Disa zona të vendit do të futen në kategorinë me rrezikshmëri te lartë dhe për to do të ndërmerren masa të forta shtrënguese për të parandaluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

Lajmi vjen një dite para se kryeministri Boris Johnson, të kërkoje në parlament mbështetje për rregullat e reja ne fund te këtij  izolimi total.

Ai do të njoftojë gjithashtu planet e qeverisë për të luftuar virusin gjatë dimrit, duke përfshirë rregullimet për mënyrën se si familjet mund të festojnë Krishtlindjet.

Plani anti-Covid i Johnson pritet të forcojë disa kufizime ekzistuese në mënyrë që të ruajë kontrollin mbi virusin. Është sugjeruar gjithashtu që ora policore, mund të shtyhet nga ora 22,00 ne 23.00 për të lejuar klientët të përfundojnë vaktet dhe pijet e tyre nëpër pub-e e restorante.

Plani do të përcaktojë gjithashtu se si familjet mund të kalojnë kohë së bashku në periudhën e Krishtlindjeve, duke përfshirë bashkimet e disa familjeve për një javë gjatë pushimit te festave, me disa kufizime që pritet të diskutohen në parlament.

Plani pritet te votohet  nga deputetët, përpara mbarimit të bllokimit katër-javor i cili filloi në 5 nëntor.

Shkalla e infeksionit ka rënë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar javët e fundit. 14% ka rënë numri i rasteve pozitive gjatë shtatë ditëve të fundit krahasuar me një javë më parë. Megjithatë niveli I infeksionit vazhdon të mbetet I lartë me 244 raste pozitivë për 100,000 njerëz.

Një sondazh i Opinium botuar të Shtunën zbuloi se shumica e publikut do të preferonte një bllokim për Krishtlindje sesa kufizimet e reja të planifikuara për t’u vendosur në Janar./abcnews.al