Festë, rekorde dhe kualifikim në stadiumin “Wembley”. Anglia shkatërroi 7-0 Malin e Zi dhe konfirmon vendin e parë në grupin A. Harry Kane ishte njeriu i mbrëmjes me tre golat e shënuar brenda 18 minutave. Kapiteni i kombëtares përsëriti veten në stadiumin mitik dhe shënoi trigolëshin e dytë rresht pas atij kundër Bullgarisë (me datë 7 shtator).
Portugalia nuk toleroi aspak Lituaninë dhe fitoi 6-0. CR7 shënoi një trigolësh, teksa kampionëve në fuqi u mjafton fitorja në ndeshjen e fundit kundër Luksemburgut për t’u kualifikuar në Evropian dhe për të lënë jashtë Serbinë.
Këta të fundit fituan 3-2 në shtëpi përballë Luksemburgut, renditen në vend të tretë në grupin B (një më pak se Portugalia). Franca hasi probleme përballë Modavisë në shtëpi. Miqtë kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Rata. Varane dhe Giroud me anë të një penalltie i dhuruan tre pikë “Gjelave”, që kryesojnë grupin H me 22 pikë. /abcnews.al
Angli – Mali i Zi 7-0
(Oxlade-Chamberlain 11′, Kane 19′, 24′, 37′, Rashford 30′, Sofranac (aut) 66′, Abraham 84′)
Francë – Moldavi 2-1
(Varane 35′, Giroud (pen) 79′ / Rata 9′)
Portugali – Lituani 6-0
(Ronaldo 7, 22′, 65′, Pizzi 52′, Paciencia 56′, Silva 63′)
Serbi – Luksemburg 3-2
(Mitrovic 11′, 43′, Radonjic 70′ / Rodrigues 54′, Turpel 75′)