“Angelo ishte si vetë emri që mbajti”, Duka flet pas vdekjes së Perenit

schedule22:21 - 13 Shtator, 2020

schedule 22:21 - 13 Shtator, 2020

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka publikuar një letër ngushëllimi për Angelo Perenin, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Me trishtim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Angelo Perenit, ish-zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare gjatë viteve 2011-2014 kur kjo skuadër drejtohej nga Gianni De Biasi.

Angelo ishte si vetë emri që mbajti, ishte njeri vërtetë i mençur. Bota e futbollit ka humbur shumë. Angelo e donte lojën, por mbi të gjitha i donte shumë futbollistët. Një njeri fantastik. Kanë mbetur shumë pak “të urtë” në botën e futbollit si Angelo.

Ishte një nder për ne të kishim në stafin teknik një njeri me kaq eksperiencë të gjatë në futboll dhe tejet të përgatitur.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqe!” shkroi Duka./abcnews.al