Angelina Jolie u shfaq teksa darkonte në restorantin Nobu në Malibu me David Mayer de Rothschild, miliarder trashëgimtar i familjes me të njëjtin emër.
Sipas Page Six, darka zgjati tre orë, megjithëse natyra e takimit mbetet e paqartë. Ajo që dimë, nga fotot e publikuara në shtyp, është se aktorja 47-vjeçare kishte një look total ‘black’, me një fustan maxi dhe taka të larta, ndërsa 44-vjeçari britanik kishte veshur një pulovër dhe pantallona blu.
Jolie njoftoi disa muaj më parë se po tërhiqej nga UNHCR, duke shtuar megjithatë se “Unë do të vazhdoj të bëj gjithçka në fuqinë time në vitet e ardhshme për të mbështetur refugjatët dhe të tjerët të zhvendosur.
Pas njëzet vjet pune me Kombet e Bashkuara, ndjej se ka ardhur koha për të punuar ndryshe, për të hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë me refugjatët dhe organizatat lokale dhe për të mbështetur pretendimet e tyre për zgjidhje”.
Tashmë aktorja dhe aktivistja ka bashkëpunuar me organizata si Fondacioni MJP në Kamboxhia, të cilin e themeloi në vitin 2003.
David Mayer de Rothschild ka një histori tjetër interesante. Djali 44-vjeçar i Victoria Lou Schott dhe Sir Evelyn de Rothschild, familjes së famshme bankare britanike, mund të jetë një model, por që lufton për mbrojtjen e mjedisit. Në moshën 23-vjeçare, ai filloi të marrë pjesë në ekspedita për të eksploruar polet e Tokës dhe në vitin 2006 ai u bë eksploruesi më i ri në Britani që shkeli në të dy polet.
Ai kaloi Oqeanin Paqësor, nga San Francisko në Sidnei, në një anije të bërë nga plastika, duke dashur të rrisë ndërgjegjësimin për ndotjen e oqeanit./abcnews.al