Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Socialiste se ka pasur një angazhim pozitiv nga gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste. Ai ka theksuar se duhet bërë pak më shumë punë në zonat rurale.
“Nuk mund të them qarqet më problematika, por ka pika të caktuara që janë kryesisht në zonat rurale, ku duhet bërë pak më shumë punë për një pjesëmarrje më të balancuar midis burrave dhe grave, djemve dhe vajzave.
Ndryshimet janë pjesë e jetës së Partisë Socialiste, por ky nuk është qëllimi në vetvete, sepse unë shoh një angazhim pozitiv dhe nga raportimet e sotme është e qartë që ndryshimi është pozitiv, por sistemi flet me vetë.
Të gjithë anëtarët e asamblesë do të kenë një organizatë të ndarë sipas qarqeve dhe unë do të jem në të gjitha qarqet”, u shpreh Rama./abcnews.al