Menaxheri i grupit të famshëm të Koresë së Jugut, BTS, ka kërkuar falje në emër të një prej anëtarëve të tij, i cili shkoi në një bar në prill, në kundërshtim me rregullat e qeverisë.
Jungkook, vokalisti kryesor i BTS, vizitoi një restorant dhe një bar në lagjen Itaewon me miqtë më 25 prill, tha të hënën menaxheri i këngëtarit Big Big Entertainment.
“Ne nuk kemi asnjë justifikim për çfarë ka ndodhur. Ne kërkojmë falje”, tha kompania.
22-vjeçari nuk ka treguar asnjë simptomë dhe ka rezultuar negativë për koronavirusin, tha Big Hit.
“Ai gjithashtu është thellësisht i penduar sepse nuk i mori seriozisht masat distancuese sociale”.
Koreja e Jugut është lavdëruar për përgjigjen e saj të shpejtë dhe efektive ndaj pandemisë, por rikthimi i rasteve të reja ka ngritur shqetësime për një valë të dytë të infeksioneve.
Para se rregullat të lehtësoheshin më 6 maj, autoritetet lejuan që klubet dhe baret të qëndrojnë të hapura për sa kohë që ato ishin në përputhje me masat e rrepta të distancimit shoqëror.
Shtatë anëtarët BTS pezulluan turneun e tyre botëror për shkak të koronavirusit muajin e kaluar./abcnews.al