Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë zhvilluan një vizitë zyrtare tri ditore me ftesë të Këshillit Gjyqësor Turk ku zhvilluan takime me drejtuesin e këtij Këshilli zotit Mehmet Yilmaz dhe anëtarët e tjerë. Presidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor, Gjin Gjoni si dhe anëtarët Gerd Hoxha, Brunilda Kadi, Petrit Çomo dhe përfaqësues të tjerë të Këshillit u pritën në takime zyrtar nga Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë Mehmet Akarca, nga Presidenti i Akademisë Gjyqësore Yilmaz Akçil, nga drejtues të Gjykatës së Lartë, si dhe nga zv/ministri i drejtësisë së Turqisë. Gjatë takimeve bilaterale u trajtuan çështje të bashkëpunimit reciprok, reformat legjislative, ndryshimet kushtetuese, krijimi i institucioneve të reja, bashkëpunimi në fushën e terrorizmit e luftës kundër drogës./abcnews.al