Anëtarësimi në NATO, përfaqësues të Finlandës e Suedisë në Ankara për të bindur Erdoganin që të mos vendosë veton

schedule09:55 - 25 Maj, 2022

schedule 09:55 - 25 Maj, 2022

Përfaqësues të Suedisë dhe Finlandës do të takohen sot me zyrtarë të Turqisë për të biseduar për synimet e tyre për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s. Dy vendet nordike paraqitën ofertat e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Por, fillimisht ata kanë nevojë për mbështetjen e të 30 anëtarëve të NATO-s.

Prej disa ditësh tashmë Turqia ka kërcënuar të përdorë veton kundër anëtarësimit të tyre. Presidenti Erdogan akuzon Finlandën dhe Suedinë për strehimin e mbështetësve të grupit militant separatist kurd PKK.

Kujtojmë këtu se Suedia dhe Finlanda kanë vendosur sanksione ndaj Ankarasë në vitin 2019 pas një inkursioni ushtarak në Siri, ku janë aktivë disa militantë kurdë.

Disa analistë besojnë se Turqia mund të kundërshtojë në përpjekje për të kërkuar lëshime nga anëtarët e tjerë të NATO-s. Ministri i jashtëm finlandez tha se shpresonte që të dyja palët të mund të sqaronin mosmarrëveshjet e tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!