Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, Zelensky bisedë me Stoltenberg në New York

schedule14:36 - 25 Shtator, 2024

schedule 14:36 - 25 Shtator, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për nevojën për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në aleancë.

Zelensky falënderoi Stoltenberg për mbështetjen e tij ndaj Ukrainës gjatë mandatit të tij si Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës, si dhe për përpjekjet për të bashkuar botën për të ndihmuar Kievin dhe të forcojë ushtrinë e Ukrainës.

Presidenti ukrainas deklaroi se në takim u diskutua edhe për faktin që Ukraina duhet të marrë ftesën për anëtarësim në NATO sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe rëndësinë e zbatimit në kohë të të gjitha marrëveshjeve nga samiti i Aleancës i mbajtur në korrik në Uashington, domethënë që vendet anëtare të përmbushin detyrimet e tyre në lidhje me ndarjen e 40 miliardë eurove për vitin e ardhshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!