Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan më 4 nëntor për të diskutuar ratifikimin e Suedisë nga Ankaraja dhe anëtarësimin e Finlandës në aleancë, sipas një zyrtari të lartë turk.
“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vizitojë Turqinë më 4 nëntor”, tha zyrtari, i cili kërkoi të mbetet anonim.
Ai shtoi se kryeministri suedez Ulf Kristerson do të pritet nga Erdogan më 8 nëntor. Stoltenberg kishte njoftuar të mërkurën se do të vizitonte Turqinë së shpejti.
Një zëdhënës i Christerson i pyetur për këtë çështje nuk konfirmoi datën e vizitës së kryeministrit suedez në Ankara. Deri më sot, 28 nga 30 vendet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës, i cili duhet të miratohet unanimisht. Vetëm Hungaria dhe Turqia kundërshtojnë anëtarësimin.
Erdogan ka kërcënuar që nga maji se do të bllokojë anëtarësimin e të dy vendeve, duke i akuzuar vendet se po strehojnë kurdët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilat Ankaraja i konsideron grupe terroriste.
Javën e kaluar presidenti turk paralajmëroi sërish se parlamenti turk nuk do ta ratifikojë anëtarësimin derisa të plotësohen kërkesat e Turqisë.
/abcnews.al