Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Greqia nuk tërhiqet: Nuk do ta mbështesim

schedule19:37 - 22 Prill, 2024

schedule 19:37 - 22 Prill, 2024

Greqia nuk do të mbështesë anëtarësimin  e Kosovës në Këshillin e Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Ministri i jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis ka theksuar se Greqia e ka bërë të ditur edhe në të kaluarën se nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës, në Këshillin e Europës. Kjo sipas tij vjen për arsyeve politike.

“Ajo që dua të theksoj është se, pavarësisht nga qëndrimi i shprehur në nivel të raportit të Komisionit dhe Asamblesë Parlamentare – që e përsëris përbëhet nga anëtarë parlamentar, jo nga qeveri të vendeve anëtare, qëndrimi i Greqisë mbetet i palëkundur dhe i pandryshuar.

Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Domethënë nuk do ta mbështesë kërkesën për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës për arsye politike.

Më tej, dua të theksoj se një nga çështjet themelore që ishin parakusht për pranimin e Kosovës, që ishte kthimi i pronës në një manastir serb, është përmbushur. Megjithatë, disa nga çështjet themelore, e veçanërisht krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, ende nuk janë plotësuar, dhe për këtë arsye politika jonë thelbësore nuk ka ndryshuar.

Greqia mbetet e palëkundur në politikën e saj të jashtme parimore. Ne nuk do të ndryshojmë opinionin tonë nëse nuk ndryshojnë faktet aktuale mbi të cilat bazohen vendimet. Ne do të vazhdojmë me këtë logjikë parimore. Ne inkurajojmë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Madje, në këtë drejtim ka pasur vendime edhe në Ohër. Ne kërkojmë zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve. Natyrisht, kjo varet nga vullneti i palëve për të respektuar marrëveshjet dhe për t’iu përmbajtur të Drejtës Ndërkombëtare. Në këtë drejtim, në fazën aktuale, qeveria greke do të abstenojë nga ky votim.”, ka thënë Gerapetritis.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!