Personi në foto është Ermir Dedja, i ekzekutuar pak para mesnate të së hënës në qytetin e Durrësit. Ermir Dedja rezulton të ketë lidhje me Aldo Avdylajn, nipin e Astrit dhe Altin Avdylajt, krerëve të grupit kriminal me bazë në Shijak.
Atentati u regjistrua në orën 22:56 minuta mbrëmjen e 19 majit në lagjen nr 18 të Durrësit, ku i riu u qëllua për vdekje. Ngjarja ndodhi pranë qendrës shëndetësore të lagjes, ndërkohë që viktima po ecte në këmbë, i veshur me kostum sportiv. Sipas informacioneve të para, autorët, të cilët ishin të maskuar, e kanë qëlluar Dedjan me armë automatike.
Sipas burimeve të policisë, autorët dyshohet të kenë qenë të njohur me lëvizjet e viktimës dhe kanë pritur momentin e duhur për të kryer atentatin.
Pas krimit, forcat e rendit gjetën një makinë të djegur në Gërdec, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Në automjetin e shkrumbuar u gjet gjithashtu një automatik, që besohet të ketë qenë arma e përdorur për vrasjen.
Dedja kishte edhe dy dënime te tjera të marra së fundmi. Në 2023 u dënua me 7 muaj burg për kundërshtim të punonjësit të policies, ndërsa në 2021 për largim nga vendi i aksidentit.
Lidhur me ekzekutimin e tij, dy persona janë shpallur në kërkim një prej tyre nga Maroku