Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ngushëllimet më të ndjera për humbjen e Bujar Bukoshit’, Rama: Shqiptar i mirë, politikan i rafinuar dhe njeri i ndjeshëm

schedule18:27 - 10 Qershor, 2025

schedule 18:27 - 10 Qershor, 2025

Lajmi për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit të Kosovës Bujar Bukoshi solli trishtim mes njerëzve dhe intelektualëve që e njihnin, por edhe për këdo që gëzon respekt dhe vlerësim për figurën e tij.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama ngushëlloi familjen e tij për ndarjen nga jeta të Bukoshit. Rama e cilësoi ish kryeministrin si një shqiptar të mirë, politikan të rafinuar dhe një njeri të ndjeshëm.

“U prehsh në paqe. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi.” , shkruan Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!