Aneta ndahet nga jeta, Gregu: Këshillat e tua më të vyera do jenë të paharrueshme tek unë!

schedule10:09 - 1 Gusht, 2020

schedule 10:09 - 1 Gusht, 2020

Aneta Rama është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmin e dha kryeministri Rama me anë të një postimi në llogarinë  e tij në Facebook.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura, që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam🙏,” shkroi kryeministri në postimin e dedikuar të ëmës.

Ndërsa, tashmë për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe nipi i saj, Greg Rama.

Bashkë me një foto kur duken bashkë duke parë në drejtim të një celulari, Gregu shkruan:

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe💫”

 

View this post on Instagram

 

Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe💫

A post shared by Greg Rama (@gregrama) on