“Anësori e futi flamurin në xhep”, Shpëtim Gjika kujton ndeshjen famëkeqe

schedule10:40 - 22 Prill, 2020

schedule 10:40 - 22 Prill, 2020

Flamurtari ishte shumë pranë titullit kampion në vitin 2011. Vlonjatët kishin ndërtuar një ekip mjaft të fortë dhe nën udhëheqjen e Gugash Maganit tentuan deri në fund ta ngrinin trofeun, por ishte e pamundur. Në fund festoi Skënderbeu. Tatëpjeta për kuqezinjtë nisi me humbjen e pësuar në Ballsh, më 13 mars të vitit 2011.

Ajo ndeshje u vendos nga një gol i shënuar nga Fjodor Xhafa një minutë para fundit të kohës së rregullt dhe pati shumë pretendime për gjykimin, me kryesorin Kridens Meta që nuk e pa të udhës ta nxirrje me të kuq Amarildo Dimon, protagonist me disa ndërhyrje të ashpra.

Së fundmi, në një postim në Facebook të bërë nga ish-presidenti Shpëtim Gjika, një tifoz kujton atë përballje. Sigurisht që Gjika nuk e ka harruar atë përballje: “As kishin për të na mundur, sado që na gjymtuan e sakatuan!

Bënë një hile tjetër ata, hoqën sinjalin televiziv dhe gjyqtari anësor (më duket quhej Proletar Puto), e futi flamurin në xhep dhe nuk kishte më pozicion jashtë loje. Dhe goli i Fjodor Xhafës ishte pozicion jashtë loje, puro”. /abcnews.al

 

Komentet

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!