“Andrra n’tren” vazhdon në “Swing Marathon”

schedule14:54 - 29 Prill, 2019

schedule 14:54 - 29 Prill, 2019

“Hemingway Fan Club Albania”, organizon në të katërtin vit radhazi “Swing Maraton”, në ditën ndërkombëtare të jazzit. Organizatori i udhëtimit “Andrra n’Tren”, Altin Sukaj zbulon detajet  e rrugëtimit me muzikë jazz në linjën e trenit Tiranë-Shkodër dhe surprizat e këtij edicioni.

18 artistë më të njohur nga e gjithë bota të muzikes jazz, do të vazhdojnë “Andrra n’Tren” në ditën ndërkombëtare të jazzit. falë organizimit të  “Hemingway Fan Club Albania”.Altin Sukaj, ndihet shpresëplotë për një event spektakolar, falë emrave të rëndësishme të kësaj rryme muzikore të cilët vijnë për herë të parë në Shqipëri.

Udhëtimi me tren në linjën Tiranë – Shkodër, për 400 persona do të jetë i paharrueshëm, pasi shija e jazzit dhe improvizimet do të ndodhin për 4 orë shpjegon Sukaj. Festa vazhdon në kryeqendrën e veriut, Shkodër. Pjesëmarrësit do të kthehen pas në kohë, në vitet ‘40-’50 në veshje, muzikë e kërcime si në ato vite.

“Swing Marathon”, për të katërtin vit radhazi, sjell me vete emra shume të spikatur të muzikës Jazz, me famë botërore, të cilët, mirëpriten nga qindra pjesëmarrës shqiptarë dhe të huaj, për gjatë 12 orëve, duke rezultuar kështu në festën më të madhe të muzikës Jazz në Shqipëri./abcnews.al