Andreas Dushi rrëfen miqësinë me Visar Zhitin: Është jashtëzakonisht e çmuar, kur ai iku në Amerikë…

schedule10:50 - 13 Nëntor, 2024

schedule 10:50 - 13 Nëntor, 2024

Shkrimtari Andreas Dushi është një ndër shkrimtarët më të rinj shqiptar, por dhe më të suksesshëm. Ai është vlerësuar me çmime të ndryshme dhe nga emra të mëdhenj të letërsisë shqipe. Një ndër ta është dhe shkrimtari Visar Zhiti, me të cilin Andreas ka dhe një miqësi të ngushtë.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai tregoi si nisi kjo miqësi dhe se sa i privilegjuar ndjehet që Zhiti lexon shkrimet dhe librat e tij.

Andreas theksoi se këtë miqësi e kanë ruajtur dhe kur Zhiti jetonte në SHBA.

“Unë isha në Shkodër, ka qenë fillimi i vitit 2019 dhe sa kishte filluar ishte botuar dhe ‘ExLibris’, kisha botuar një ose dy shkrime aty. I kisha botuar me profesor Ritvanin dhe një cikël me botuesi. Edhe i çoj një email me romanin tim ‘Marrja e gjakut’. I nderuar zoti Zhiti, po ju dërgoj romanin tim, do të isha i nderuar po ta lexonit dhe Visari çuditërisht më kthen përgjigje, por nuk më thotë asnjë mendim. Kur shoh që një ditë, kishte dal një shkrim në gazetë, gjysma e të cilit ishte për mua. Sigurisht që e falenderova, unë atëherë jepja kontributin tim, te Katedralja e Studentëve të Shkodrës. Vendosëm që ta ftonim Visarin në Ditën e Nën Terezës dhe ai mbajti një fjalë, duke treguar se si e kishte njohur ai Nën Terezën, kishte përkthyer lutjet e saj dhe i kishte kthyer në poezi, e kishte takuar Nën Terezën dhe i kishte dhuruan librin.

Ky ishte takimi ynë i parë. U takuam prap në Tiranë, edhe kur Visari iku në Amerikë ruajtëm një korrespondencë me email dhe tani kemi një miqësi që për mua është jashtëzakonisht e çmuar”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!