Andi Qosja: Mund të ketë laborator për përpunimin e kokainës

schedule20:53 - 28 Shkurt, 2018

schedule 20:53 - 28 Shkurt, 2018

Rreth 613 kilogramë kokainë u kapën në Portin e Durrësit këtë të mërkurë, një sasi kjo rekord e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

I ftuar në “Byro Politike” për këtë ngjarje, gazetari i ABC News, Andi Qosja, është shprehur se ka pikëpyetje se ku do të bëhej përpunimi i kokainës.

Sipas tij, duhet kërkuar nëse në Shqipëri ka një laborator tjetër për përpunimin e lëndës narkotike.

“Nisur nga deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, rreth fitimit që ishte rreth 180 milionë euro kjo është një pikëpyetje e madhe se ku do të bëhej përpunimi i kësaj lënde narkotike. Sepse nëse do të bëhej këtu, ku është ky laborator droge? Ndoshta trafikantët mund ta kenë pasur më të lehtë për ta dyfishuar apo trefishuar sasinë e drogës nga Shqipëria. Në këtë aspekt duhet gërmuar me faktin që duhet të ketë një laborator tjetër”, tha Qosja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!