Andi, ish-konkurrenti i Përputhen ka reaguar pasi u publikuan fotot e Teas dhe Beartit në momente intime. Ndërkohë, ishte Andi ai i cili të dielën e kaluar doli çift nga programi Përputhen.
Nëpërmjet një shkrimi të gjatë në Instagram, Andi ka thënë se i ishte kërkuar që të dilte çift me Tean. Ai shprehet se nuk e kishte treguar më parë një gjë të tillë nga frika e kontratave që kishte nënshkruar.
Pak orë më parë, ishte vetë Bearti i cili konfirmoi lidhjen duke publikuar një video të Teas në TikTok, ndërkohë që kjo e fundit ka bërë të njëjtën gjë./abcnews.al