Ancelotti: Të ngopur me suksese? Ky klub nuk të lejon ta kesh barkun plot

schedule13:57 - 14 Janar, 2023

schedule 13:57 - 14 Janar, 2023

Të dielën Reali do të sfidojë Barcelonën  në finalen e Supërkupës së Spanjës.

“Los Blancos” janë gati të fitojnë një tjetër trofe, pasi në sezonin e kaluar ata fituan Champions League, La Liga dhe Superkupën e Spanjës.

Për këtë sfidë, ka folur edhe trajneri Carlo Ancelotti: “A jemi të ngopur me suksese? Jo, nuk është e vërtetë. Lojtarët e mi fitojnë trofe prej vitit 2013. Ata nuk janë ngopur kurrë me triumfe, dhe kurrë nuk do të jenë të ngopur.

Ky klub nuk ta lejon ta kesh barkun plot”. Është shprehur tekniku italian./ h.ll/abcnews.al