Tashmë gjithçka është vendosur, tekniku italian, Carlo Ancelotti do të larohet nga “galakaktkët” e Real Madrdd, me të ardhmen e aij që lidhet ngushtë me një kalim në krye të stolit të Kombëtares së Brazilit.
Me largimin e teknikut italian, tashmë Presidenti Florentino Perez ka filluar të mendojë për pasardhësin e Ancelotti, teksa pas Xabi Alonso e Roberto De Zerbi, këtë të premte është zbuluar dhe një emër “i ri”, i cili mund të marrë në dorë dhe frerët e skuadrës.
Bëhet fjalë për “strategun” portugez, Jose Mourinho, me këtë të fundit që ka kontratë me “verdhekuqtë” e Roma-s, deri në verën e vitit 2024 dhe ndoshta gjatë merkatos së ardhshme, mund të shohim një rikthim te La Liga, pas 3 sezonesh në Serie A. /i.m /abcnews.al