Si çdo ndeshje, “galaktikët” e Real Madrid e njoftojnë shumë më herë formacionin zyrtar dhe një veprim i tillë ka ndodhur dhe para përballjes së sotme në “aktin e dytë” të çerek-finales të UEFA Champions League, përballë “bluve” të Londrës në “Stamford Bridge”.
Tekniku Carlo Ancelotti i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-3-3, ku në portë nuk kishte si të mungonte shtatlarti belg, Thibaut Courtois. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Carvajal e Camavinga, me qendrën që mbulohet nga Militao e Alaba. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshe Modric, Kroos e Valverde, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Vinicius, Benzema e Rodrygo.
Ndërkaq, formacionet zyrtare të Chelsea pritet të publikohen pas rreth 40 minutash ose e thënë ndryshe 1 orë para fillimit të ndeshjes. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
?✅ ¡Nuestro ?? inicial!
? @ChelseaFC_sp#UCL pic.twitter.com/90LMvIdRsO— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 18, 2023