Sot në 18:00 Everton luan përballë Manchester Cityt, skuadra më në formë aktualisht në Europë dhe kryesuesja e Premier Legaue, shumë pikë para kundërshtarit më të afërt.
Edhe sot skuadra e Guardiolës është favorite ndaj Everton dhe këtë e pranon qartë dhe pastër edhe vetë Carlo Ancelotti, trajneri i skuadrës nga Merseyside.
Italiani shprehet se nuk ka folur shumë me lojtarët për Manchester City sepse tremben dhe bën një krahasim epik me Messin, për të cilin ndiqte të njëjtën strategji kur ishte te Real Madrid.
“Përballjet me Manchester Cityn më ngjajnë shumë me ato kundër Messit. Kur isha te Real Madrid dhe përballesha me Barcelonën, nuk flisja shumë për Messin me lojtarët e mi.
Arsyeja ishte që të mos trembeshin nga aftësitë e tij. Kjo është arsyeja se përse unë nuk flas shumë me lojtarët e mi për Manchester Cityn”, tregon Ancelotti. /abcnews.al