Ancelotti: Casemiro dhe Asensio ishin të vetmit në shitje

schedule16:05 - 2 Shtator, 2022

schedule 16:05 - 2 Shtator, 2022

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli në konferencën për shtyp pas merkatos së transferimeve.

“Nuk kemi menduar kurrë të firmosim me shumë lojtarë. Casemiro dhe Asensio u vlerësuan për t’u larguar në verë, por jam i lumtur sepse Asensio mbeti dhe e ka bërë detyrën e tij gjithmonë, do ta bëjë përsëri këtë sezon.

Ka shumë lojtarë me një vit kontratë të mbetur, por nuk do të jetë problem. Asensio na ka ndihmuar në vitin e kaluar dhe ai do të jetë i gatshëm edhe këtë sezon. Ne e njohim atë dhe ai na njeh, është i lumtur të qëndroj”, është shprehur tekniku Italian./ h.ll/abcnews.al