Ancelotti: Barazimi na mërziti shumë, meritonim fitoren

schedule12:42 - 3 Tetor, 2022

schedule 12:42 - 3 Tetor, 2022

Real Madrid ka bërë ndalesën e parë këtë sezon në La Liga, pasi Osasuna ka mundur të mbajë barazimin 1-1.

Ishte ky barazimi i parë i “Los Blancos” pas gjashtë fitoreve radhazi në kampionat dhe tani ndajnë vendin e parë me Barcelonën.

Carlo Ancelotti ka folur pas kësaj ndeshje duke thënë se nuk bën një lojë me ritëm të lartë, por e meritonin të fitonin ndeshjen.

“Loja në përgjithësi nuk kishte një ritëm shumë të lartë. Nuk ishte një ditë e mirë për ne, por meritonim të fitonim.

Ndeshja nuk shkoi ashtu siç do donim, por nuk duhet të justifikohemi. Skuadra kishte bërë shumë mirë deri tani dhe një barazim si ky ndaj Osasunës futet te gjërat që ndodhin gjatë një kampionati. Sigurisht që duhet të përmirësohemi.

Askush nuk është i gëzuar kur Reali nuk fiton, barazimi na trishton, por do të reagojmë shpejt”, deklaroi Ancelotti./ h.ll/abcnews.al