Ançeloti refuzon ftesën për të qenë trajner i Kombëtares italiane

schedule14:08 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 14:08 - 4 Dhjetor, 2017

Karlo Anceloti nuk ka pranuar te jete trajner i kombetares se Italise. Trajneri legjendar i skuadrave të Chelsa, Real Madrid, Juventus dhe Milan ka sqaruar se preferon të vijojë angazhimet aktuale.

Carlo Ancelotti, u shpreh se ndjehej i nderuar që Italianët e shohin atë si zëvëndësues të trajnerit Gian PieroVenturas që u shkarkua nga puna, pasi Italia dështojë të kualifikohej në Kampionatin Botërorë 2018.

Ancelotti, theksoi se kërkesa i kishte ardhur nga Federata Italiane e Futbollit dhe i kishin ofruar postin e trajnerit të Italisë por ai preferon të vazhdojë punën në klubet e futbollit. Do të ishte një punë krejt ndryshe, unë dëshirojë të vazhdojë si trajner futbolli i klubeve. Më pëlqen ende të stërvisë dhe punojë cdo ditë me futbollistët.

Në një deklaratë për televizionin italian Rai, Ancelotti sqaroji se futbolli Italian kishte shumë probleme dhe ai nuk mendote që ishte i aftë ti zgjidhte ato vetë, duhet të ndryshohet i gjithë sistemi, deklaroi ai. Ka një konflikt ndërmjet federatës dhe klubit, federata duhet të imponojë rregulla klubit për të përmirësuar sistemin.

58-vjecari Ancelotti mbetet një nga trajnerët më të sukseshëm duke fituar Champions Leaguen me Milanin dhe Real Madridin. Ndërkohë, ka fituar tituj në ligat vendase në Britanti, Francë dhe Gjermani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!