Analiza vjetore e Policisë së Shkodrës, drejtues të lartë zbarkojnë në qytet

schedule15:18 - 26 Janar, 2019

schedule 15:18 - 26 Janar, 2019

Disa drejtues te Policise se Shtetit, mes tyre Drejtori i Pergjithshem Ardi Veliu morën pjesë në analizën vjetore të Policisë së Shkodrës. Asnjë prej tyre nuk foli për gazetarët që prisnin jashtë, por mësohet se brenda është folur ashpër për ngjarjet e rënda që trondinën qytetin gjatë vitit 2018.

Drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit dolën pa zë nga Shkodra. I konsideruar “Palermo” për shkak të krimeve të rënda, asnjë nga të dërguarit e Tiranës nuk pranoi të flasë me gazetarët në përfundimin të analizës në Policinë e Shkodrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i gjendur përballë interesit të shumtë të gazetarëve për zbulimin e këtyre ngjarjeve kriminale nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim, pasi sipas tij ishte i papërgatitur për të dhënë një sqarim për mediat.

Ardi Veliu: “Në këtë analizë vjetore janë diskutuar problematikat dhe situatat. Ne nuk diskutuam që unë do bëja një prononcim publik. Më mirëkuptoni, unë erdha për analizat”.  

Burime të policisë i thanë “ABC neës” se gjatë analizës janë bërë shumë kritika, por rezultatet kanë treguar se në Shkodër ende nuk ka shenja për rend dhe siguri.

Drejtori i Policisë lokale Vehbi Bushati u ka kërkuar vartësve më tepër punë. Në tre orë analizë është folur shumë për zbulimin e vrasjeve që tronditën qytetin vitin e kaluar, duke filluar nga Arhan e Fatos Ferracaku, Boran e Silva Ndoci, dajë e nip të zhdukur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!