Sulejman Starova është i ftuar në studiot e ABC Neës, në emisionin “Pressing”. Pasi analizoi Partizanin dhe Kukësin, trajneri i njohur është ndalur dhe te dy skuadrat e tjera, Teuta dhe Bylis, që u ndanë në barazim 0-0 këtë fundjavë.
“Teuta ka gjashtë gola të pësuar, në fazë difensive është në elitë. Ka një problem të madh te shënimi i golave, pasi ka shënuar vetëm shtatë. Kur vuan në fazën e sulmit, tregon që nuk ke fuqi për të shënuar.
Edhe Flamurtari ka shënuar më shumë që është në vend të fundit. Kallaku nuk i mjafton, nuk është sulmues. Pritet më shumë nga sulmuesit. U pa dhe në ndeshjen kundër Ballshit.
Në momentin kur kanë qenë me superiotet numerik, kishte mundësi, pasi Ballshi mendonte vetëm të largonte topin. Bylisi është një skuadër që nuk ka talente të mëdha, por forcë grupi dhe super agresive”./abcnews.al

