Analisti nga Mitrovica: Serbët e Kosovës shikohen me paragjykim

schedule14:58 - 8 Shtator, 2018

schedule 14:58 - 8 Shtator, 2018

Një analist nga Mitrovica thotë për ABC News se serbët e Kosovës shikohen me paragjykim nga të gjitha anët. Sipas Bojan Elek, ata nuk mund të udhëtojnë pa viza, shikohen si problem nga shqiptarët dhe akuzohen se kanë shitur pronat për miliona euro.

 

Bojan Elek nga Mitrovica në Beograd, thotë se serbët e Kosovës shihen me paragjykim nga të gjitha anët. Analisti i qendrës beogradase për politika të sigurisë thotë se konfliktet kanë shkaktuar shumë probleme. Pak kanë krijuar të ardhme.

Bojan Elek, analist i BCBP, Beograd: “Serbët nga Kosova nuk mund të udhëtojnë pa viza. Shihen si problem nga shqiptarët. Në Serbi shpesh ka paragjykime se kanë shitur pronat për miliona dhe kanë ardhur këtu në Kralevë e vende tjera”.

Kjo qendër ka bërë një analizë: 82 për qind të serbëve janë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo megjithatë nuk reflekton mundësinë e zgjidhjes. Elek thotë se Serbia do të mos turpërohet dhe të fitojë diçka, Kosova e di që pa Serbinë vështirë mund të shkoj para. Vullneti për zgjidhje nuk ekziston.

Bojan Elek, Analist i BCBP, Beograd: “Në mënyrë që të mos merren me korrupstionin, ligjet, faktin që të rinjët ikin për shkak të ekonomisë gjatë tërë kohës shfrytëzohet ky konflikt prej dy dekadash për pikë politike nga të dyja anët dhe që të bëhet shumë pak progres për jetën e qytetarëve. Kjo ndodh vetëm kur insistojnë ndërkombëtarët”.

Elek thotë një zgjidhje është e domosdoshme pasi mundësia për zhvillim me një konflikt të tillë është e vështirë. Por, është e vështirë të thuhet se çfarë është reale në idetë e shumta politike dhe zgjidhjet e pakta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!