Analistët në Serbi komentojnë qeverinë e re Kurti: Padia për dëmet e luftës, çështja më e ndjeshme në dialogun mes vendeve

schedule18:47 - 4 Shkurt, 2020

schedule 18:47 - 4 Shkurt, 2020

Zgjedhja e Albin Kurtit për kryeministër të Kosovës në Serbi duket se do ta vështirësojë dialogun. Kurti shihet si person që nuk bën shumë kompromise, por edhe i panjohur për serbët. Shtypi serb i ka kushtuar rëndësi porosive të të dërguarit amerikan, Richard Grenell, që taksa të hiqet menjëherë.

Marko Savkovic, nga qendra për politika të vecanta, thotë se për Serbinë është e rëndësishme që dialogu të vazhdoj, por ka hamendje se si do të ndodh kjo dhe kushti për tu ulur në tavolinë nuk ndryshon.

Reagimet e Beogradit është se pritet a do të hiqet apo jo tarifa. beogradi e ka ngritur këtë në nivelin më të rëndësishëm. Dhe, gjëja e dytë është që Kurti është i panjohur për Beogradin dhe pritet të shihet çfarë politikash do të zbatoj”, thotë analisti Marko Savkovic.

Për serbët ka qenë shokues edhe lajmi që mund të paditen për dëmet e luftës. Kjo thuhet se nuk është e mundur pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Savkovic thotë se kjo është cështja më e ndjeshme për dialogun pasi një gjë e tillë nuk ka funksionuar as në shembujt e vendeve të tjera.

Një lëvizje e tillë do ta vriste dialogun për një kohë pasi do të ishte e vështirë për Serbinë që të vazhdoj dialogun me një kërkesë të tillë të madhe. Vendet tjera të ish-Jugosllavisë dhe Serbia një proces të tillë megjithatë e kanë lënë për në fund të procesit”, thekson Savkovic.

Zyrtarët serb kanë dekluar se edhe masa e reciprocitetit që do të zëvendësonte tarifat doganore prej 100 për qind është e papranueshme. Presin vazhdimin e zgjedhje, por pak rezultat pritet pasi Serbia do të shkoj në zgjedhje më 26 prill./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!