Analistët në ABC LIVE: Takimi Meta- Berisha përcaktues për fatin e PD, sëbashku me vendimin e gjykatës më 3 nëntor

schedule13:39 - 26 Tetor, 2022

schedule 13:39 - 26 Tetor, 2022

Takimi më i fundit ndërmjet Metës dhe Berishës është komentuar nga analistët në ABC Live si një takim përcaktues për fatin e ardhshëm të PD, sëbashku me vendimin e gjykatës, I cili pritet që të jepet më datë 3 nëntor. Të pranishmit në studio analisti Neritan Alibali dhe editor i Alfapress Poli Hoxha në bashkëbisedimin e tyre me gazetaren Sibora Bitri, e kanë cilësuar si të vakët protestën e datës 12 Nëntor.

Sipas tyre, megjithëse kushtet janë krijuar për të pasur një prostestë ndaj rritjes së cmimeve apo varfërimit të popullit shqiptar, sërish zhvillimet e brendshme Brenda PD e kanë dëmtuar opozitën.

Për analistin Poli Hoxha ‘nga njëra anë kemi, Z. Bardhi dhe Z. Paloka, jemi në proces negociatash, dolën dhe caktuan dhe kryetarin e këshillit të qarkut të Tiranës, por me kë po e bëjnë marrëveshjen, nuk ka as bashkim dhe as bisedime, nga ana tjetër veprojnë ndryshe. Unë e shikoj thjesht si proces degradimi, një kufomë që do të kalbëzohet deri në fund. I vetmi revolucion do të nisë nga perëndimi, që nuk e duron më këtë lloj politike, dhe vetëm pastaj mund të çlirohen energji të reja dhe vetëm pastaj dalin njerëzit në shesh’.

Edhe analisti Neritan Alibali shprehu skepticizmin e tij:

Unë jam shumë skeptik, nuk do të arrihet asnjë konkluzion, nisur nga takimi i fundit Meta- Berisha, sa më shumë bashkohet Meta dhe Berisha, aq më pak shanse ka që të bashkohet brenda PD’.

Për të koalicioni Meta dhe Berisha ka probleme teknike. ‘Po shkojmë drejt aleancës së vitit 2011 të Metës dhe Berishës, po sajohen primare. Ka një problem tjetër të listave të këshillit bashkiak, nëse dalin me koalicion, në bazë të kodit elektoral, do të kenë një kandidat dhe do të kenë vetëm një listë të këshillit bashkiak. Cdo parti Lufton për një partinë e vet, për të marrë vota për partinë e vet. Nëse do të kemi një listë këshilltarësh, do të luftojnë me njëri tjetrin se kush do të futet, trupa zgjedhore do të ngushtohet sa më shumë, sa nuk do të kenë interes që të futen në këtë listë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!