Ana e Malit në gjendje kritike: 15 shtëpi të përmbytura, ujësjellësit jashtë funksionit, ujë e në stallat e bagëtive

schedule10:24 - 11 Shkurt, 2021

schedule 10:24 - 11 Shkurt, 2021

Siç njofton bashkia Shkodër, rruga e Obotit vijon që të jetë e bllokuar ndërsa uji në rrugë ka arritur lartësinë 160 cm. Të pamundur e ka kalimin edhe makina e ushtrisë.

Numri i shtëpive të përmbytura është 10-15 ndërsa prezencë uji ka në oborret e shtëpive në fshatin Obot me një lartësi prej 150 cm.

Të përmbytura janë edhe garazhe e stalla bagëtish në Obot e në fshatin Muriqanë.

Banorët e zonës nuk kanë as ujë të pijshëm pasi, siç njoftohet, ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit dhe të njëjtin fat pësoi edhe ujësjellësi Oblika 2.

NJOFTIMI

– Shkolla 9- vjeçare “Qazim Mehja” në Oblikë nuk ka zhvilluar mësim (për shkak të pamundësisë së aksesit nga prania e ujit).

-Qendrat shendetësore në gatishmëri

– Energji elektrike kemi në gjithë zonën.

-SPZ e zonës në gatishmëri.

-UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).

– Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m

– E bllokuar rruga Goricë mbi 60 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).

-Nevoja për bazë ushqimore për bagetitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.

– Situata është shumë kritike (dita 36 më e vështira sot).

-Ka rritje të nivelit të ujit me rreth 40-50 cm.

-Përmbytje ka dhe në tokat e fshatit Velinaj dhe Shtuf.

– Gjendja e vështirë lagje Gallube fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).

– Janë bllokuar shumë rrugë të lagjeve në këtë njesi.

-Fshati Obot në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!