Nga Valbona Davishi
Në dukje një zajre e zakonshme dimri, trahanaja që përgatitet nga zonja Klara ka sekretet e saj. Janë receta të trashëguara nga gjyshet te mbesat që e bëjnë këtë produkt të dallueshëm nga të tjerët.
Dikur i bënin për të kursyer, ndërsa sot për ushqim më të sigurt dhe me shije më të mirë.
Klara Semanjaku nga Sheqishta e Fierit ka mësuar që fëmijë si të përgatisë trahananë.
Ajo na tregon mënyrën e përgatitjes së saj, të trashëguar nga gjyshja.
“Për përgatitjen e trahanaja duhet kosi, dhe kryesore është kripa e bardhë. Gjithashtu mielli që duhet të jetë nga gruri i sapo korrur.”
Por përveç recetës, edhe procesi i tharjes, sipas Klarës është i veçantë.
“Enët e trahanasë janë të veçanta. Mami më thotë që çarçafët dhe shosha janë vetëm për trahananë .”
Thotë se këtë ushqim të lashtë, të pasur me vlera ushqyese, e përgatit trahananë për vete, miqtë dhe të afërmit.
Trahanaja në Myzeqe ka bazë grurin vendas, i njohur për vlera të larta ushqyese dhe pa konservantë./Abcnews.al/