Amorim, pakt me “djajtë”/ Manchester United zyrtarizon trajnerin portugez në pankinë

schedule13:46 - 1 Nëntor, 2024

schedule 13:46 - 1 Nëntor, 2024

Tani është zyrytare. Ruben Amorim konfirmohet si trajneri i ardhshëm i Manchester United.

Tekniku portugez do të zëvendësojë në pankinën e “Djajve të Kuq” Erik Ten Hag, I cili u shkarkua nga detyra në fillim të kësaj jave.

Në pritje të prezantimit, mediat angleze kanë zbuluar detajet e marrëveshjes “treshe”, mes Manchester United, Sporting Lisbonë dhe vetë trajnerin 39-vjeçar.

Si fillim, për të shkëputur Amorim nga kontrata me skuadrën portugeze, klubi I Premier Ligës pagoi 11 milion euro.

Më pas, Amorim firmosi kontratën e re deri në 30 qershor të vitit 2026, nga e cila do të fitojë 15 milion euro neto në sezon.

Shifra të rëndësishme për një trajner që është vetëm në hapat e para të karrierës, por që gjithsesi I ka bërë skuadrat e tij fituese dhe interpretuese të një futbolli të bukur.

Në katër sezone me Soprting Lisbonë, Amorim ka fituar katër trofe, mes tyre dy tituj kampion në Portugali.

Këto detaje bënë që klubet më të mëdhenj të Premier Ligës të kthenin sytë nga 39-vjeçari.

Amorim u afrua gjatë verës me Liverpool, ndërsa përpara Manchester United, ishte City që e shihte atë si zëvendësusesin e mundshëm të Pep Guardiolës.

Pritshmëritë janë të mëdha për Ruben Amorim, që përballet menjëherë me një detyrë të vështirë për të kthyer “Djajtë e Kuq” te suksesi pas një nisje të dobët që i kanë bërë sezonit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!