Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Amorim një firmë larg United, “Djajtë” gati të paguajnë 10 milionë euro për “luzitanin”

schedule17:36 - 29 Tetor, 2024

schedule 17:36 - 29 Tetor, 2024

Është padyshim favoriti absolut për të drejtuar “Djajtë e Kuq” të Manchester United.

Tekniku portugez, Ruben Amorim është vetëm një firmë larg kalimit te “gjigantët” e futbollit anglez, me këta të fundit që dëshirojnë të sigurojnë sa më shpejt shërbimet e 39-vjeçarit, në mënyrë që të përgatiten për sfidat e radhës.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, “Djajtë” janë të gatshëm të derdhin plot 10 milionë euro në arkat e Sporting, për të lënë të lirë teknikun portugez, shumë e cila është pranuar nga “Luanët” e Liga NOS.



Ndërkaq, kujtojmë se United shkarkoi holandezin Erik ten Hag, pas një nisje katastrofike të këtij sezoni, duke e pozicionuar skuadrën në vendin e 14-të, me vetëm 9 pikë, teksa në drejtimin e skuadrës, “tulipani” siguroi një EFL Cup dhe një FA Cup. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!