Pas paqes, vjen amnistia/ Rama: Është në Kuvend, do të votohet nga të gjithë. Sazani, vlerë për turizmin

schedule10:14 - 19 Mars, 2024

schedule 10:14 - 19 Mars, 2024

Pas rikthimit të paqes në Kuvend kryeministri Edi Rama beson se i ka votat e nevojshme dhe për të kaluar amnistinë penale në Parlament.

“Amnistia është në tryezën e Kuvendit dhe atë  besoj unë do ta votëojnë që të gjithë se nuk kanë ku shkojnë pa e votuar  se nuk është  puna se do të votojnë për Partinë Socialiste, por do të votojnë për  një akt që historikish Parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake se është një akt që krijon mundësi që shteti të ushtrojë dhe detyrimin Kushtetues të lehtësimit të barrës së dënimit për  ata që emeritojnë të shfrytëzojnë këtë detyrim.”

kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit te gazetarëve dhe për propozimin e  dhëndrit të  ish Presidentit Amerikan Donald Trump për të ndërtuar në Sazan një resort luksoz.

“Ne nuk zgjedhim persona, i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen. Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit  mesdhetar është një ambicie e kahershme.  Për hirë të vertëtës e kanë pasur dhe qeveritë e parardhës të mitë nuk është bërë  ende realitet. Më parë ka qenë e paimagjinueshme të afroheshin investitorë seriozë në Shqipëri për të zhvilluar turizmin”

Aplikimi është bërë  në Agjencinë e Investimeve të Huaja  dhe sipas kryeministrit do të  miratohet pas shqyrtimit nëse zhvillimi  është në ekuilibër me natyrën.

“Ne kemi në tavolinë një ofertë fantastike. Flasim  për një aplikim që do e shqyrtojmë,  do të negociojmë pjesëmarrjen e shtetit në atë investim

Kryeministri Rama pati dhe një përgjigje  dhe  për kritikët  për  investimin në Portin e Durrësit.

“Jemi në kushte që shqiptarët janë pjesë e invesitmit në portin e Durrësit se aty përmes shtetit që është aksioner nuk është bërë asnjë falje,  se porti ka qenë është dhe mbetet i Shqipërisë dhe shqiptarëve”

Kryeministri i bëri këto deklarata pas takimit me drejtuesit politike te Qarqeve  me të cilët  diskutoi   për  objektivin e vendosur në  Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste  sigurimin  e 50 mijë anëtarëve deri në  muajin qershor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!