Amnistia penale, të burgosurit lanë të mërkurën qelitë/ Të dënuarit: Burgun mos e provoftë askush

schedule15:59 - 24 Prill, 2024

schedule 15:59 - 24 Prill, 2024

Është përqafimi i parë në liri. Babai dhe motra ishin të vetmit që Dritan Xhuzi takoi pas doli nga dera e burgut të Shën Kollit.

Për këtë moment familjarët e tij kanë pritur gjatë. Të mërkurën të gjitha burgjet hapën dyert për të liruar të dënuarit të cilët përfituan nga amnistia penale.

Edhe pse lirimi nisi pas mesdite, familjarët e tyre shkuan pranë burgjeve që herët në mëngjes.

Nënat treguan se me djemtë pas hekurave shtëpitë e tyrë kanë qënë bosh.

Kësaj dite më shumë iu gëzuan të vegjlit që më në fund do të kishin mundësi të ribashkoheshin me baballarët.

Të rinjtë lanë qelitë të mërkurën me zotimin ndaj vetes dhe familjarëve se pragun e burgut nuk do e shkelin më kurrë.

Nga kjo amnisti, e para pas 5 vitesh përfituan vetëm personat e dënuar për vepra të lehta penale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!