Amnistia penale/ Manja: Lehtëson sistemin e burgjeve, vetëm numri i të paraburgosurve është më i lartë se standarti evropian

schedule20:14 - 24 Janar, 2024

schedule 20:14 - 24 Janar, 2024

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi se një ndër arsyet që po bëhet amnistia penale është për të lehtësuar sistemin e burgjeve. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ministri u shpreh se vetëm numri i të paraburgosurve është shumë më i lartë sesa standarti evropian.

“Kemi rreth 19 struktura që menaxhon Drejtoria e Përgjithshme e Përgjithshme e Burgjeve me një numër të konsiderueshëm banorësh rezidentë. E kam fjalën për të dënuarit dhe të paraburgosurit. Një pjesë janë të reja të ndërtuara pas viteve ’90 sipas standarteve evropiane por kemi edhe një pjesë strukturash që nga komunizmi që kanë një kosto të madhe menaxhimi. Edhe pse gjatë viteve, është bërë punë e konsiderueshme për mirëmbajtjen e këtyre strukturave dhe ofrimin e këtyre faciliteteve që meritojnë të burgosurit sipas ligjit.

Ka një numër të caktuar se sa banorë rezidentë mund të akomodohen në këto struktura. Sot që flasim jemi në kapacitetet tona maksimale. Kemi 5970 të dënuar dhe të paraburgosur dhe persona me masë mjekësore që janë banorë rezidentë në këto 19 struktura. Janë 3300 të paraburgosur dhe 2207 të dënuar. Referuar standarteve evropiane për burgjet, numri i të paraburgosurve duhet të variojë nga 25-30 përqind e numrit të të dënuarve. Ne i kemi të përmbysura këto raporte. Çka domethënë se numri i të paraburgosurve është 1193 më shumë sesa numri i të dënuarve ndërkohë që duhet të ishte e kundërta.

Nëse ne kemi 2207 të dënuar, referuar rregullave evropiane të burgjeve, duhet të kishim afërsisht 700 të dënuar. Ne sot kemi 2600 më shumë po t’i referohemi standarteve të BE-së. Kemi një kosto ditore për çdo të paraburgosur. 2600 të paraburgosur x 12 muaj i kushton buxhetit 22 milionë euro. Nëse do kishim një sistem që funksionon në mënyrë perfekte dhe merr në konsideratë respektimin e të drejtave themelore të njeriut, garancitë proceduriale në sistemin penal, ne do të duhet të kishim 700 të paraburgosur dhe do t’i kishim kursyer buxhetit të shtetit 22 milionë euro.”, u shpreh ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!