Deputeti i PS, Lavdrim Krrashi thotë se ligji i Amnistisë Penale duhet të miratohet.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, ai tha se Partia socialistë është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për votim, ndërsa shtoi se nga ky ligj përfitojnë 500-600 familje, të cilat presin uljen e dënimeve për familjarët e tyre.
“Qeveria e ka paraqitur draftin për Amnistinë Penale por si rezultat i marrëveshje, opozita vendosi që të mos e votojë këtë ligj. Janë 600-700 familje që presin të përfitojnë të afërmit e tyre. E rëndësishme është që duhet një diskutim. Thirrja është për 140 deputetët, jo vetëm për atë numrin magjik, 84. E rëndësishme është që të diskutohet. Para një muaji pati përpjekje me një grup por nuk funksionoi.“, tha ai.
Në lidhje me draftin për integrim, socialisti tha se “Partitë politike kanë pasur mosmarrëveshje. Ne jemi vendi me mbështetje më të madhe për integrimin e vendit drejt BE. Në këtë sens është e rëndësishme bashkëpunimi, pasi nuk integrohet PS, por Shqipëria. Është për tu mirëpritur që rikthimi i opozitës në Parlament dhe në kushte normale të japë këtë mundësi. Integrohet Shqipëria dhe jo një pjesë e caktuar e politikës”. /abcnews.al