Arben Çuko, këshilltar i Ministrit të Drejtësisë, thotë se javës tjetër do të fillojë zbatimi i amnistisë penale.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çuko u shpreh se shumë gra dhe të mitur do të përfitojnë nga amnistia.
Sipas Çukos, numri i të dënuarve për shërbim prove është shumë i madh. Ndër të tjera, ai renditi edhe kategoritë që do të përfitojnë.
“Besoj javës tjetër fillon zbatimi i amnistisë. Më në fund, ata të dënuar që përfitojnë nga amnistia duhet të kishin dalë para vitit të ri. U zhvillua një debat shterpë për 3 muaj, m’u duk si furtunë në një gotë ujë. Debatet se kjo amnisti do të nxirrte nga burgu të dënuar nga gjykata speciale, ishte thelbi i projektligjit të përgatitur nga qeveria që në tetor, i përsëritën edhe dje, nuk ka kuptim.
Janë 1100 të terë që gëzohen sepse kanë përfitime nga kjo amnisti. Përftojnë shumë gra dhe të mitur nga kjo amnisti. Në fund të fundit, amnistia nuk është e fundit, nuk është as e para. Shteti, amnistinë e jep për qëllime humanitare në radhë të parë, në fund fare për të integruar këta njerëz në shoqëri dhe për të lehtësuar edhe sistemin e drejtësisë, nga mbingarkesa që ka sistemi i burgjeve.
Sot që po flasim, po të mos llogarisim këta që do dalin, janë 5700. Sot që flasim ne, mund të jenë shtuar nga vendimet e gjykatave, por 5700 është numri i të burgosurve dhe të paraburgosurve. Sistemi i sotëm i yni synon t’i dërgojë të burgosurit te burgjet me standarde, nuk bëhet fjalë për sasi dhe numrin e shtretërve. Ata janë rreth 700, përveç atyre që amnistia i nxjerr nga burgu, është numër i madh i të paraburogusrve për këto vepra. Numri i të dënurave me shërbim prove që zë ligji i amnistisë është shumë i madh, 4 mijë. Aty brenda janë edhe këta të dënuarit për protesta. Të gjthë burrat e dënuar për veprat penale që Kodi Penala parashikon dënim 3 vjet, gratë për të cilat Kodi Penal parashikon dënim 4 vjet, u ulet dënimi grave ku nuk përfshihet në këto vepra penale, 1.5 vite, u ulet dënimi burrave 1 vit. Kjo është e gjithë përmbledhja. Neni 5 i këtij ligji përjashton të dënuarit nga gjykata speciale. Unë nuk besoj, në qoftë se keni ju të thoni, ma thoni. Nëse ka opozita që bëri edhe një konferencë shtypi sot, kjo opozita e vogël, le ta thotë me emra. Stuhi në gotë.”, theksoi ai./abcnews.al