“Amnistia nuk liroi asnjë zyrtar të lartë”, Manja: Vetëm 8 nënpunës u lehtësuan, asnjë për korrupsion

schedule10:40 - 9 Maj, 2024

schedule 10:40 - 9 Maj, 2024

Pas një muaji nga miraitmi në Parlament të amnistisë penale, ministri i drejtësisë, iu rikthye sërish pas konfuzionit të shifrave që krijoi PD-ja zyrtare. Nuk janë as 100 e as gjysma e tyre, sic pretendojnë demokratët e Bashës, që kanë qenë të dënuar nga spak dhe kanë përfituar.

“Në total janë 20. Vetem 8 prej tyre kane qene te denuar per veprat penale lunder veprimtarise sheterore, subjekte te zakonshem, nenpunes te shebrimit public”

Emrat e të 8-ve Manja i lexoi në Kuvend dhe sfidoi PD-në që të nxjerrë emrat e atyre zyrtarëve të lartë të dënuar nga SPAK, sic pothuajse përditë pretendojnë, për 100 të tillë.

“Po e gjetet nje zyetar te larte publik aimbol te korrpusionit, gjyqatre prokurort, ishe zyrtare, qe kane perfutuar nga kjo amnisti, dili dhe thojani emrin ke ti. Ju ngateroni sherbimin e proces me burgjet”

Interpelanca tejkaloi përtej shifrave, tek retorika e PD-së zyrtare për mbështetje të punës së SPAK.

“Nese do te kishim spak ne 2017 une jam i bindur se kjo amnisti nuk do te kishte kaluar ne parlament dhe une nuk do e jepja voten sepse me standdet e hetimit te spak, simbole te korupsionit madhor ne vend, zyrtare te larte publik qe  sot me kerkojne mua kete onterpelance, do te ishin ne insisutcionin e vuajtjes se dënimit”

Ministri e sfidoi Lulzim Bashën, që të mbështesë SPAK me vepra.

E ka thenë strasburgu 21 janari krim shteteror i pahetuar, te jesh minister i Brendshem, ish- minister te vriten 3 qytetare diten per diell, dhe te mosn ndjesh detyrimin moral te shkosh. Te vihesh ne dispozicion te drejtësisë se re, ku eshte ketu morali per spak. Aty e keni shkoni, nese e doni spak”

Demokratët e grupit të rithemelimit nuk u përfshinë në diskutimin për amnistinë, edhe pse bashkuan votat me maxhorancën.

“Ti Alibeaj kur nuk u kënaqe kur të bën ministër, asnjëherë nuk ke për ty kënaqur. Ti basha, kujdes me bojën e flokëve.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!