Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International” deklaroi se ushtrimi i të drejtës për të protestuar është i kufizuar në vendet evropiane dhe protestuesit etiketohen si ekstremistë, terroristë ose spiunë.
Raporti i titulluar “Të nënmbrojtur dhe tepër të kufizuar: Gjendja e të drejtës për të protestuar në 21 vende” i përgatitur nga “Amnesty International” zbuloi se e drejta për tubime dhe protesta paqësore në Evropë është nën sulm dhe i nënshtrohet kufizimeve.
Në raport thuhet se ligjet dhe praktikat në Evropë që çojnë në përdorim të panevojshëm dhe joproporcional të forcës, ndalime, ndjekje gjyqësore dhe kufizime sistematike e bëjnë të papërdorshme të drejtën për të protestuar.
Poashtu thuhet se disa armë jo-vdekjeprurëse të përdorura nga policia në Francë, Gjermani, Greqi, Spanjë dhe Itali shkaktuan lëndime të përhershme dhe si shembull u përmend një person që humbi dorën në Francë. Gjithashtu jepen informacione se policia ka përdorur forcë disproporcionale kundër fëmijëve në Belgjikë, Francë, Finlandë, Gjermani, Itali, Poloni, Serbi, Slloveni dhe Zvicër.
– “Protestuesit po etiketohen”
Në raport thuhet se përshkrimi i aktivistëve si kriminelë, terroristë, ekstremistë ose spiunë është qasje që çnjerëzon të drejtën për të protestuar. “Mosbindja civile paqësore është etiketuar gjithnjë e më shumë si ngjarje që kërcënojnë sigurinë kombëtare”, thuhet në raport.
Si shembull u citua përshkrimi i ish-sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman për protestat në mbështetje të Palestinës si një “marsh urrejtjeje” .
Raporti kujton se protestat palestineze nuk lejohen në disa vende dhe se disa slogane dhe simbole janë të bllokuara nga forcat policore dhe se në disa vende evropiane është e detyrueshme të merret leje nga forcat e rendit përpara se të protestohet.
Thuhet se në këtë kontekst do të vlerësohet edhe thirrja e aktivistëve të klimës “terroristë ekologjikë” dhe se ligjet dhe praktikat e zhvilluara kundër protestave bien ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe ndër to ishte kufizimi i vendeve dhe orëve të veprimit.
– “Grupet raciste përpiqen të arsyetojnë kufizimet”
Në raport thuhet se në disa vende evropiane, policia diskriminon aktivistët në bazë të identitetit të tyre.
Padrejtësia dhe pabarazia e përjetuar nga grupet që i nënshtrohen racizmit dhe përjashtimit vazhdojnë në aspektin e veprimeve dhe se grupet raciste përpiqen të arsyetojnë kufizimet e vendosura ndaj disa grupeve. Në raport u kujtua se marshimet palestineze të planifikuara për t’u mbajtur në Gjermani në 2022 dhe 2023 u ndaluan me arsyetimin se ato “mund të jenë të prirur ndaj dhunës”.
Sekretarja e Përgjithshme e “Amnesty International”, Agnes Callamard, vlerësimet e së cilës janë përfshirë në raport, tha: “Autoritetet në Evropë poshtërojnë, pengojnë, përpiqen të largojnë ose ndëshkojnë në mënyrë të paligjshme protestuesit paqësorë”.
“Megjithatë, në Evropë, ligjet represive, praktikat e pajustifikueshme dhe teknologjitë e mbikëqyrjes të hapura ndaj abuzimit krijojnë mjedis toksik që kërcënon protestuesit dhe protestat paqësore”, tha Callamard.
Catrinel Motoc nga Zyra Rajonale e “Amnesty Europe” deklaroi se e drejta për të protestuar është duke u zhdukur në Evropë. “Njerëzit që dalin në rrugë rrezikojnë të kapen nga një ortek kufizimesh në rritje, ndjekje penale, dhunë, diskriminim dhe praktika të përhapura mbikëqyrjeje”, theksoi Motoc.