Dhjetëra qytetarë lituanazë janë shtrirë për tokë përpara ambasadës gjermane në Vilnius në shenjë sensibilizimi për masakrën ruse në Bucha.
Të shtrirë në mes të rrugës me duart të lidhura mbrapa kurrizit protestuesit kanë inskenuar pamjet tronditëse që vijnë nga Bucha me trupat e pajetë të civilëve që u gjetën në rrugët e qytetit, disa të gjymtuar, të tjerë gjysmë të varrosur.
Megjithatë nuk dihet arsyeja se pse kanë zgjedhur të protestojnë pikërisht përpara ambasadës gjermane në vend.
Shumë përdorues kanë pyetur për arsyen se pse protestuesit kanë zgjedhur të protestojnë përpara ambasadës gjermane./abcnews.al/