Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Amerikanët nxjerrin pamjet: Kështu i eliminua “Al Baghdadi” nga forcat speciale

schedule09:05 - 31 Tetor, 2019

schedule 09:05 - 31 Tetor, 2019

Pentagoni ka shpërndarë pamje të operacionit për eliminimin e drejtuesit të ISIS “Al Baghdadi”, i cili u krye disa ditë më parë në një fshat në veri të Sirisë, vetëm 5 kilometra nga kufiri turk.

Në video duken forcat speciale të “Njësisë” që futen tek kompleksi ku ishte fshehur “El Baghdadi”

Në një konferencë për shtyp presidenti amerikan Donald Trump theksoi se pas ndërhyrjes së forcave speciale “El Baghdadi” u arratis në një tunel dhe vrau veten duke shpërthyer një jelek vetëvrasës. Nderkohe qe pas bastisjes kompleksi u shkatërrua me bombardime të avionëve dhe helikopterëve amerikanë.



Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, Gjeneral Kenneth McKenzie, tha se ndërtesat e shkatërruara tashmë duken si një parking me gropa gjigande.

“Ai u zvarrit në një tunel me dy fëmijë të vegjël dhe hodhi veten në erë ndërsa njerëzit e tij qëndruan në tokë.” tha McKenzie para një konference për shtyp në Pentagon.

Gjenerali McKenzie tha se dy fëmijë kishin vdekur me Bagdadi në tunel – jo tre siç ishte raportuar më parë.

Ai gjithashtu tha se nuk mund të konfirmojë përshkrimin qe beri Presidenti Donald Trump per vdekjen duke qare te Bagdadit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!