Një numër i madh njerëzish në Missouri e harruan distancimin social dhe morën pjesë në një festë të populluar për Ditën Memoriale.
Tashmë në vend kanë nisur të qarkullojnë fjalët për një valë të dytë koronavirusi pasi disa pamje të shkrepura nga eventi tregonin njerëzit me qindra në pishinë dhe në zonën e barit.
Guvernatori i Missouri-t, Mike Parson njoftoi për heqjen e pjesshme të karantinës në vend, dhe kjo nënkuptonte rihapjen e palestrave, hoteleve dhe pishinave. Por, kushti ishte që të ishin strikt me rregullat e distancimit social dhe higjienës.
Zyrtarët e shëndetit nuk e kanë konfirmuar se Covid-19 mund të përhapet me anë të ujit, por personat në festën në fjalë janë filmuar teksa rrinin shumë pranë me njëri-tjetrin pas asnjë lloj mase mbrojtëse.
Alarmin për festën në fjalë e ngriti një gazetar, i cili në një postim të tijin në Twitter, shkruante: Asnjë shqetësim për Covid në liqenin e ozarkeve.
Deri më tani ky shtet i Amerikës ka raportuar të paktën 11,752 të infektuar me koronavirus dhe 676 viktima. /abcnews.al/